Procedura trashëgimore zhvillohet para gjykatës, ashtu që gjykata e ngrit procedurën në bazë të detyrës zyrtare kur merr të dhëna për vdekjen e personit të caktuar.

Gjykata merr të dhëna për vdekjen e personit të caktuar në bazë të çertifikatës së vdekjes e cila dorëzohet nga zyrtari i cili e ka shënuar personin ne librin amë të të vdekurve, por më së shpeshti këtë informacion e merr nga personat të cilët janë të interesuar, rrespektivisht personat të cilët kanë interes juridik për ngritjen e procedurës trashëgimore.

Që të fillojë procedura trashëgimore është e patjetërsueshme që deri te institucioni përkatës të dorëzohet çertifikata e vdekjes e cila do të vertetojë se me të vërtetë personi ka vdekur. Gjithashtu personi i cili e informon gjykatën për vdekjen, është i detyruar ta informojë gjykatën edhe për pasurinë të cilën e ka poseduar trashëgimtari.

Në bazë të Ligjit për trashëgiminë, personat të cilët mund të paraqiten si trashëgues janë: të gjithë  pasardhësite tij, i adoptuari dhe pasardhësit e tij, bashkëshorti ose bashkëshortja, prindërit ë tij, vëllezërit dhe motra dhe pasardhësit e tyre, si dhë gjyshi dhe gjyshja dhe pasardhësit e tyre.

Është shumë e rëndësishme që të vertetohet nëse personi i cili ka vdekur, ka lënë testament apo jo. Në qoftë se trashëgimtari ka lënë testament, atëherë si trashëgues paraqiten personat të cilët janë të përfshirë në testament. Në të kundërtën zbatohen normat juridike nga Ligji për trashëgimi.

Gjykata kompetente ja beson këtë procedurë Noterit, në afat prej tetë ditësh nga dita e fillimit të procedurës. Noterët më tej kanë autorizime që të ndërmarrin veprime dhë të sjellin vendime në procedurën trashëgimore. Është e rëndësishme të përmendet që gjatë procedurës trashëgimore, eshtë e detyrueshme që pala të ketë të angazhuar avokat si i autorizuar i pjesëmarrësve në procedurë, një avokat mund t’i përfaqësojë të gjithë palët.

Noteri merr vendim me të cilin vërtetohen trashëgimtarët dhe bëhet ndarja e trashëgimisë. Në qoftë se në trashëgimi ka edhe pasuri të paluajtshme, atëherë Noteri kryen edhe regjistrimin elektronik në Kadastër, që domethënë së pasardhësit shkruhen si pronarë të rinjë të pronës së caktuar.

Në bazë të Ligjit për tatim mbi pronën, tatimi në trashëgimi nuk paguhet në qoftë se pasardhësi është nga rendi i parë trashëgues, edhe në qoftë se është nga rendi i dytë trashëgues dhë trashëgon banesë, rrespektivisht ndertesë në të cilën me trashëgimtarin kanë jetuar bashkërisht më së pakti një vit para vekjes së trashëgimtarit, me kusht që ai dhe anëtarët e familjes së tij mos të kenë banesë tjetër si dhe në qoftë së trashëguesi nga rendi i dytë trashëgon tokë bujqësore dhe ndërtesa afariste, në qoftë se me trashëgimtarin, rrespektivisht me personin që jep dhuratën kanë jetuar bashkërisht më së paku një vit para vdekjes së trashëgimtarit dhe me kusht që bujqësinë ta ketë veprimtari primare.

Në qoftë se janë përmbushur kushtet për lirimin nga tatimi, në atë rast paraqitet kërkesë deri te komuna në të cilën gjindet prona, e cila përpilon vendim për lirim nga tatimi.

Artan Memishi

Author Artan Memishi

More posts by Artan Memishi